0% completed

Faleminderit që keni zgjedhur të jeni pjesë e këtij hulumtimi.

Ky pyetësor synon të vlerësojë qëndrimet dhe vlerësimet tuaja lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe ndërlidhjen e këtyre qëndrimeve me faktorë të ndryshëm psikosocialë.

Koha e parashikuar për plotësimin e pyetësorit është rreth 15–20 minuta.

Ky hulumtim nuk është i dedikuar për personat nën moshën 14 vjeç.

Nëse jeni 14–17 vjeç, përpara plotësimit të pyetësorit kërkohet pëlqimi i prindit ose kujdestarit ligjor, si dhe pëlqimi juaj për pjesëmarrje. Nëse ndonjë pyetje ju shkakton shqetësim emocional, mund të zgjidhni të mos i përgjigjeni ose ta ndërprisni plotësimin e pyetësorit në çdo moment. Nëse keni shqetësime lidhur me pjesëmarrjen në studim ose dëshironi orientim për të kërkuar mbështetje profesionale, mund të kontaktoni hulumtuesin kryesor, Esheref Haxhiu: esheref.h@gmail.com | +49 157 5217 7997 (WhatsApp) | +49 176 643 577 84 (Viber).

Vërejtje: Ky kontakt nuk zëvendëson shërbimet profesionale ose emergjente të shëndetit mendor. Duke vazhduar me plotësimin e pyetësorit, konfirmoni se keni lexuar informacionin për studimin dhe pranoni vullnetarisht të merrni pjesë. Për pjesëmarrësit e moshës 14–17 vjeç, pëlqimi paraprak i prindit ose kujdestarit ligjor dhe pëlqimi i vetë pjesëmarrësit duhet të jenë siguruar para plotësimit të pyetësorit.

Udhëzime: Ju lutemi, lexoni me kujdes secilën pyetje dhe përgjigjuni sa më sinqerisht. Nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara. Përgjigjet tuaja janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore. Pjesëmarrja është vullnetare. Mund të tërhiqeni në çdo moment pa asnjë pasojë. Ju lutemi, plotësojeni pyetësorin në kushte që sigurojnë privatësinë tuaj dhe zgjidhni vetëm një përgjigje për secilën pyetje, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.